
Elseid Hysaj prej kohësh është një nga emrat më të përfolur për t’u larguar në mediat italiane. Gjithsesi deri më tani diçka e tillë nuk ka ndodhur, teksa kontrata e tij përfundon në qershorin e vitit 2021.
Kohët e fundit është përfolur vazhdimisht për klube si Roma dhe Torino, por tashmë në skenë ka dalë një tjetër emër i njohur si Sampdoria. Skuadra xhenoveze është në kërkim të përforcimeve. pasi synon që në edicioni e ri t’i sigurojë trajnerit Klaudio Ranieri një përbërje më të kompletuar lojtarësh.
Sampdoria në sezonin e ardhshëm synon më shumë se të mbijetesa, një vend në Kupat e Europës. Në ditët në vijim në adresë të futbollistit e Napolit të mbërrijë një ofertë konkrete nga klubi italian. Sampdoria ka shprehur gatishmërinë që të përfshijë Hysajn në këtë projekt të ri të ringritjes së klubit, i cili në historinë e tij ka një titull kampion të fituar në Serinë A në sezonin 1990-1991.
