Jo vetëm Skuka dhe Bitri, edhe Rrapaj mendon largimin nga Partizani
Pas Xhuliano Skukës dhe Eneo Bitrit, Partizani mund të humbasë një tjetër lojtar të rëndësishëm. Këtë herë bëhet fjalë për mesfushorin Arinaldo Rrapaj i cili do të jetë largimi i radhës nga “Abissnet Superiore” për të vazhduar aventurën jashtë Shqipërisë.
Mesfushori i “Demave” pritet të largohet drejt Bullgarisë ku do të firmosë me skuadrën e Ludogorets. Palët janë ende duke negociuar, por me shumë mundësi klubi bullgar do të paguajë klauzolën e largimit të Rrapaj.
Rrapaj bëhet lojtari i tretë i rëndësishëm që largohet në mesin e sezonit nga Partizani.
KOHA JONË SONDAZH

