FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Jo vetëm Tirana, edhe Kastrioti siguroi sot ngjitjen në Superiore

Kastrioti rikthehet në Superligë. Fitorja 2-0 ndaj Besëlidhjes, në Krujë, i jep mundësinë që vitin e ardhshëm, ekipi krutanë të jetë mes ekipeve më të mira në Shqipëri. Mbas një pjese të parë që u mbyll 0-0, Cutra zhbllokoi rezultatin me nisjen e pjesës së dytë me goditje standarde nga jashtë zonës. Ekipi krutan sulmoi deri në fund, duke shënuar dhe dy gola të tjerë me Kabiru dhe Çutrën sërish.

Ndeshja u mbyll 3-0, duke bërë që Kastrioti të sigurojë matematikisht kryesimin e grupit A në Kategorinë e Parë. Kastrioti gjer në fillim të kampionatit ka kryesuar, duke u shkëputur ndjeshëm nga ekipet e tjera prentendente si Egnatia, Erzeni. Tirana dhe Kastrioti do të luajnë edhe një finale për të përcaktuar titullin e Kategorisë së parë.

 

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?