Joao Felix nuk i mjafton Chelsea-t, ndalet edhe ndaj West Ham (VIDEO)

Chelsea nuk di të fitojë më në Premier League. Edhe me blerjet e reja skuadra londineze nuk ka mundur të shkojë përtej një barazimi 1-1 në transfertën ndaj West Ham. Joao Felix zhbllokoi ndeshjen në minutën e 16-të, pas një asisti fantastik që mori në zonë nga Enzo Fernandez.

Barazimi do të vinte në minutën e 28-të nga një ish-futbollist i Chelsea-t, Emerson Palmieri, i cili bën gjithçka mirë brenda zonës duke konkretizuar rastin. Blutë e Londrës pretenduan për një penallti në fundin e ndeshjes, por arbitri nuk e cilësoi si të tillë.

Me këtë barazim Chelsea mbetet në vendin e 9-të me 31 pikë, ndërkohë që West Ham në të 15-tin me 20 pikë. /R.Lika-Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?