Jorginho prezantohet tek Arsenali: Arteta ishte vendimtar për të ardhur këtu!
Jorginho ishte dhurata e fundit e drejtuesve të Arsenalit për trajnerin Mikel Arteta. Mesfushori italo-brazilian u transferua nga Chelsea te kryesuesit e Premier League për 15 milionë euro. 31-vjeçari ka firmosur deri në vitin 2024 me Arsenalin.
“E di që Arteta është përpjekur të më marrë në ekip edhe më parë, por nuk ia doli kurrë për shkaqe të ndryshme. Ai kishte një ndikim të madh në ardhjen time këtu.
Mezi po pres të filloj këtë aventurë dhe të zbres në fushë. Transferimi im ndodhi shumë shpejt, u befasova edhe vetë, por ia dola ta shfrytëzoja rastin.
Fanella e Arsenalit është shumë e rëndësishme, kam ardhur në një klub të madh dhe po e pres me padurim debutimin tim”, deklaroi mesfushori italo-brazilian.
KOHA JONË SONDAZH

