Jorginho: Tani rivalët do na shohin ndryshe, për Topin e Artë i lë të tjerët të flasin!

Një nga futbollistët më të spikatur në triumfin e madh në Evropian me Italinë ishte padyshim Jorginho. Mesfushori i Chelsea-t, në konferencën për shtyp është shprehur se tashmë vjen dhe prova e vërtetë për “axurrët” që do të shihen me një sy ndryshe.

“Me siguri që tani vjen më e vështira, sepse tani nuk jemi më një surprizë. Tani do të përballemi me një mënyrë ndryshe, jemi të lumtur por duhet të qëndrojmë të bashkuar. Duhet të qëndrojmë të bashkuar, ashtu siç kemi bërë gjithmonë.

Emrat e rinj? Asnjë nuk ndryshon, madje shtohen disa gjëra. Unë jam përshtatur me karakteristikat e mia me shokët e ekipit. Pasuesi im në regji? Mund të them Tonali.

Swiss Digital Desktop Reklama

Topi i Artë? I lë që të flasin të gjithë, unë preferoj që ta shijoj momentin. Mungojnë edhe disa muaj nga vendimi, ndaj dhe mendoj për të tashmen dhe jo se çfarë do të ndodhë”, tha Jorginho. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Mobile Reklama

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?