Josa: Tirana nuk është kot 6 pikë para nesh, sfidë e veçantë

Trajneri i Vllaznisë, Mirel Josa ka folur për mediat në një konferencë për shtyp në prag të klasikes së nesërme kundër Tiranës, që do të luhet në “Loro Boriçi”.

“Jemi përgatitur si për çdo ndeshje tjetër. Ndeshja për të dyja skuadrat është e një rëndësie të veçantë. Mua më intereson, duke pasur parasysh ndeshjen e fundit, skuadra të korrigjojë gabimet që ka bërë në sfidën me Kukësin. Të vazhdojmë punën dhe të shohim më tej. Tirana është 6 pikë para nesh. Mos të harrojmë që jemi po me të njëjtat pikë me Partizanin dhe skuadrat e tjera i kemi shumë afër. Kështu që duhet ta shohim këtë ndeshje si përparësi për të siguruar një vend në Europë.

Të gjithë e presim ndeshjen me Tiranën. Edhe sikur të kishim pozita të ndryshme në klasifikim, ndeshja me Tiranën ka gjithmonë një vlerë të veçantë. Jam trajneri i Vllaznisë dhe po pres ndeshjen me Tiranën. Por kam qenë dhe në pozicione të kundërta. Kam qenë trajneri i Tiranës dhe kam pritur ndeshjen me Vllazninë. Janë të dyja me shumë vlera. Janë të dyja skuadra me sportdashës shumë të zjarrtë. Kështu unë i kam pritur ndeshjet njësoj. Të shohim si të dyja skuadrat do të mundohen të marrin rezultat.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ne kemi bërë dy ndeshje me Tiranën në Tiranë. Nuk do të thotë asgjë çfarë kemi bërë dy ndeshjet e kaluara. Kanë qenë dy ndeshje të cilat janë bërë në pozita të ndryshme në klasifikim. Edhe ndeshjen e parë që kemi shkuar dhe fituam në Tiranë kemi qenë ne në pozita të vështira. Kemi ardhur me pozita të tjera. Jemi 6 pikë larg Tiranës dhe barazim me pikë me Partizanin. Kemi dhe skuadrat e tjera mbrapa. Duhet të jemi shumë të kujdesshëm.

Swiss Digital Mobile Reklama

Si ndeshja me Tiranën, si ndeshjet e tjera, vlejnë për ne tre pikë. Unë shikoj interesimin që kanë kur dalim nëpër Shkodër. Ne do të hyjmë për të bërë lojën tonë dhe të marrim më të mirën nga kjo përballje. Sepse edhe ajo skuadra tjetër nuk është kot 6 pikë përpara nesh”, ka thënë Josa.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?