Julio Cezar i jep lamtumirën futbollit: Kam qarë shumë këtë javë!

Julio Cezar e ka mbyllur mes lotësh dhe duartrokitësh karrierën e tij si futbollist profesionist. Ai i ka vendosur që të “var dorezat” në moshën 38 vjeç në duelin mes Flamengos dhe Atletiko Mineiros. Në stadiumin “Maracana”, ish-portieri i “tripletës” me Interin në vitin 2010, ka luajtur ndeshjen e tij të fundit me ekipin e Flamengos, duke mundur 2-0 rivalët e America.

“Kam qarë shumë gjatë kësaj jave, por isha i përgatitur për këtë ditë. U ktheva tek Flamengo me një synim të qartë në kokë. Kisha shumë emocione dhe i thashë lamtumirë futbollit. Shpresoj të kem lënë një trashëgimi pozitive tek njerëzit me të cilët kam jetuar. Çfarë do bëj tani? Do qëndroj pranë familjes sime, pranë mamasë. Falenderimet e tifozëve ishin fantastike. Është e papërshkrueshme, më mbetet vetëm t’i falënderoj”, tha Julio Cesar.

 

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?