Junajtid nxjerr Pogbanë në merkato, por i vendos një çmim të “kripur”
140 milionë paund, e barazvlefshme me 160 milionë euro, ky është çmimi i vendosur nga Mançester Junajtid për Pol Pogba sipas gazetës britanike “Daily Mail”. Klubi anglez ka marrë parasysh vullnetin e Murinjos për ta “hequr qafe” yllin francez, pasi në javët e fundit kanë pasur shumë mosmarrëveshje.
Pogba u ble vetëm një vit më parë nga Juventusi për 90 milionë paund dhe përfaqëson një pasuri shumë të rëndësishme në aspektin ekonomik për “Djajtë e Kuq”: prandaj kompania angleze ka vendosur që transferimi të miratohet, por vetëm nëse kjo do të rezultojë në një fitim konkret për arkën e Junajtid.
Kohët e fundit është përfolur për një rikthim te Juventusi, por kjo shifër është e papërballueshme për bardhezinjtë, ndërkohë që opsioni PSG vështirë të ndodhë për shkak të “Fair Play financiar”. /Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

