Jurgen Klopp paralajmëron 8 largime para sezonit të ri
Nuk do të ketë vetëm afrime te Liverpooli, por në ditët e fundit parashikohet që të ketë largime të shumta. Jurgen Klopp ka bërë me dije se para fillimit të sezonit të ri (10 gusht) do të ketë disa largime lojtarësh nga “reds”, para se të përfundojë afati i merkatos.
8 lojtarë nuk janë pjesë e planeve të trajnerit pas afrimeve në merkaton e verës. Danny Ings dhe Divock Origi janë dy emrat e parë që do të lënë skuadrën e “reds”, që pasohet nga portieri Simon Mingolet, që nuk pranon të jetë i treti në listën e lojtarëve që do të mbrojnë portën.
Emrat e tjerë të vënë në listën e lojtarëve që do të largohen janë Lazar Markovic, Pedro Chirivella, Marko Grujic, Sheyi Ojo dhe Ben Ëoodburn.
KOHA JONË SONDAZH

