Juve-Atletico, zbulohen formacionet e super duelit të mbrëmjes

Juventus sonte në mbrëmje do të tentojë përmbysjen e madhe ndaj Atletico Madrid pas humbjes në ndeshjen e parë. Massimiliano Allegri do të hedhë në fushë formacionin me vendosjen e zakonshme 4-3-3. Në portë si gjithmonë do të jetë Szczesny, në mbrojtje Bonucci dhe Chiellini në qendër, ndërkohë që Cancelo dhe Spinazzola do të luajnë në krahë. Në mesfushë Emre Can ka fituar balotazhin me Bentacur, ndërkohë që Matuidi dhe Pjanic do të kompletojnë këtë repart. Në sulm, Bernandeschi e nisë nga minuta e parë në mbështetje të Mandzukic dhe Ronaldos.

Diego Simeone në krahun tjetër në mungesë të Diego Costës dhe Thomas të pezulluar, e nis ndeshjen me Oblak në portë, ndërkohë që në mbrojtje spikat rikuperimi i Godin, i cili do të mbështet nga Gimenez. Juanfran dhe Arian kompletojnë mbrojtjen, ndërkohë që në mesfushën me katër Saul, Koke, Rodrigo dhe Lemar do të mbështesin Moratën dhe Griezmann. /Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?