Juve dhe Napoli, në fushë në një njëjtin orë në dy javët e fundit

Juventus dhe Napoli do të luajnë në të njëjtën orë në dy javët e fundit në Seria A. Ky është vendimi që kanë marrë drejtuesit e Ligës së Serisë A, duke mirëpritur pjesërisht kërkesën e të kaltërve. Më konkretisht, vendimi i marrë nga Liga lidhet vetëm me ndeshjet e skuadrës së Alegrit dhe Sarrit.

Për të evituar parregullsi edhe në zonën Champions dhe Europa League do të programohen orare për ndeshje paralele sipas objektivave të ndryshme në klasifikim. Në këtë mënyrë, kalendari do të jetë i tillë, Roma-Juve dhe Sampdoria-Napoli, ndeshjet e javës së 37-të, do të luhen të dyja në orën 20.45, të dielën e 13 majit. Mbrëmje kjo që mund të rezultojë vendimtare për titullin e Serisë A.

Më pas si bardhezinjtë ashtu edhe të kaltrit për ndeshjet e fundit të kalendarit do të përballen respektivisht me Veronën dhe Krotonen. Napoli u kishte bërë kërkesë drejtuesve të Ligës që ndeshjet e katër javëve të fundit të luheshin njëkohësisht, por kërkesa e tyre është shtyrë për të mos shkaktuar kaos me transmetimet e parashikuara.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?