Juve ka gati rinovimin me Dibalën, i ofron kontratë deri në vitin 2023

Juventus do të luajë sot ndeshjen e kthimit në Champions ndaj Totenhemit. Fitorja në fundjavë ndaj Lacios ka shtuar entuziazmin te “Zonja”, ndërkohë që heroi i asaj mbrëmje, paulo Dibala po përgatitet për të rinovuar sërish kontratën.,

24-vjeçari do të rinovojë kontratën me Juventus dhe do të marrë 140 mijë euro në javë deri në vitin 2023 dhe nuk do të ketë asnjë klauzolë për prishjen e saj, ka shkruar tabolidi anglez “The Sun”.

Dybala është në sezonin e tij të tretë si futbollist i Juventus, që kur e mori nga Palermo në vitin 2015. Në 86 ndeshje të luajtura në Serie A me “Zonjën e Vjetër”, ai ka shënuar 45 gola.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?