Juve nis kontaktet me mesfushorin, Milani cakton çmimin e tij

Xhiakomo Bonaventura mund të ribashkohet sërish me Masimiliano Alegrin. Mesfushori i Milanit është në listën e dëshirave të trajnerit të Juventusit, nëse ky i fundit do të qëndrojë edhe për një tjetër sezon.

“Zonja e Vjetër” ka shtuar presionin mbi ekipin e e drejtuar nga Gatuzo, që me mungesën e kualifikimit në Champions League mund të shesin disa nga lojtarët më të mirë. Për t’ia shkëputur Bonaventuran klubit nga Milanello, Juventusi duhet të paguajë shumën prej 25 milionë eurosh.

Një shifër e përballueshme, për një lojtar që mund të ketë shumë hapësira në kampionat.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?