Juve përmbysje të çmendur, Higuain dhe Dibala magjikë (VIDEO)

Juventus ka siguruar një biletë për në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, teksa ka përmbysur në tre minuta Totenhemin në Uembli. Bardhezinjtë kanë fituar 2-1, falë golave të shënuar nga Higuain dhe Dibala. Totenhem e ka nisur më mirë ndeshjen duke qenë superior në minutat e para. Son Heung Mi është futbollisti më i rrezikshëm, teksa vendosi në provë që në minutën e tretë portierin Bufon. Skuadra angleze në minutën e 15-të është shumë pranë golit me Kejn, i cili shmang Kielinin dhe Bufon, por tentativa e tij ndalet në rrjetën e jashtme.

Një minutë më pas Juventus pretendon për një penallti, pasi Dugllas Kosta pengohet në zonë nga Vertongen, por për gjyqtarin nuk ka penallti. Totenhem rrezikon në minutën e 32-të me Dele Alin, por Bufon grushton mjaft mirë topin. 7 minuta më pas, “gjelat” më në fund gjejnë rrugën e rrjetës, teksa Son është në vendin e duhur dhe në kohën e duhur për të mposhtur portierin e “Zonjës së Vjetër”. Juventus përpiqet që të reagojë menjëherë, me Pjaniç që shpërdoron një mundësi të mirë për të barazuar rezultatin. Në minutën e fundit të kohës së rregullt Aleks Sandro godet me kokë, por tentativa e tij përfundon jashtë kuadratit, duke i dhënë fund pjesës së parë.

Pjesa e dytë nis me një ritëm të ulët, teksa shansi i parë për bardhezinjtë i përket Dibalës në minutën e 62-të, por sulmuesi argjentinas nuk arrin ta çojë topin në kuadrat. Juventus ka barazuar rezultatin në minutën e 64-t. Lishtajner kroson mjaft mirë në zonë për Kedirën që dhuron një asist për Higuain. Sulmuesi argjentinas është një vrasës në zonë, duke lënë të shtangur portierin Loris. Dy minuta më pas “Zonja e Vjetër” realizon dhe golin e avantazhit pas një aksioni fantastik mes Higuain dhe Dibalës, teksa në fund është “La Joya” që e çon topin në rrjetë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në minutën e 83-të, Son është shumë pranë golit të barazimit me një goditje fantastike në hyrje të zonës, por tentativa e tij përfundon ngjitur me shtyllën. Një minutë nga fundi i kohës së rregullt, Kejn  është shumë pranë golit, por goditja e tij me kokë përplaset në shtyllë. Skuadra italiane mbrojti avantazhin deri në fund, duke siguruar një biletë  për në çerekfinale. Në ndeshjen tjetër të mbrëmjes, Siti është befasuar në shtëpi, pasi është mundur 1-2 nga Bazeli, por fitorja 4-0 në duelin e parë, e kalon në fazën çerekfinale. “Qytetarët” kaluan të parët në avantazh me Gabriel Zhezus, por skuadra zvicerane përmbysi rezultatin me Elouonusin dhe lang.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?