Juventus bën gati 60 milionë euro për yllin e Romës
Juventusi e ka seriozisht për Nicolo Zaniolon. Bardhezinjtë janë në “pole positions” për të rrëmbyer talentin 19-vjeçar, i cili mund të shitet nga Roma në rast se nuk do të kualifikohen për në Champions League.
Sipas gazetës torineze, “Tuttosport”, në listën e pretendenëve për mesfushorin janë edhe Real Madrid dhe Manchester City. Bardhezinjtë janë gati për të ofruar 60 milionë euro.
Juventus shpreson që Interi dhe Milani të shkojnë në Champions, sepse pa kompeticion europiane, verdhekuqtë do të jenë të detyruar te shesin ndonjë nga yjet e ekipit. Pas Pjanic, bardhezinjtë po mendojnë që të rrëmbejnë një tjetër futbollist me shumë prespektivë për të ardhmen. /R.Lika-Koha Jone/
KOHA JONË SONDAZH

