FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Juventus detyron Spallettin të heq supersticionin e veshjes së tutave

Luciano Spalletti do të duhet të lërë mënjanë tutat që e shoqëruan gjatë suksesit historik me Napolin, sepse te Juventusi nuk ka vend për përjashtime. Sipas “Tuttosport”, tekniku i ri bardhezi, i njohur për veshjen e tij sportive dhe supersticionin lidhur me të, nuk do të lejohet t’i rikthejë kostumet e tij të rehatshme të stërvitjes në pankinë.

Në Torino rregullat janë të qarta: trajnerët duhet të jenë me veshje formale, me kostum, xhaketë dhe kravatë. Ky protokoll i rreptë u rivendos pas periudhës së Maurizio Sarrit, të cilit iu lejua vetëm një polo me mëngë të gjata si kompromis, por pas tij Juventusi ka rikthyer stilin klasik dhe elegant.

Spalletti do të detyrohet t’i besojë fatit pa tutat e tij gri, të cilat ai i konsideronte si “të mira” dhe pjesë të suksesit. Tani, në fushën e Juventusit, fati dhe eleganca duhet të shkojnë bashkë, me ose pa supersticione.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?