Juventus dhe Milan kënaqen me 1 pikë, s’ka gol në “Allianz Stadium”

Sfida e madhe e javës së gjashtë të Serie A mes Juventusit dhe Milanit përfundoi pa gola, me rezultatin 0-0 në “Allianz Stadium”. Një ndeshje e me ritëm të lartë taktik dhe me pak hapësira, ku mbizotëroi ekuilibri mes dy skuadrave.

Pjesa e parë u mbyll pa shumë emocione, me të dyja ekipet që kërkuan më shumë kontroll sesa rrezik në portën kundërshtare. Loja u gjallërua në pjesën e dytë, kur rastet e mëdha nisën të vijnë.

Në minutën e 47-të, Juventus pati shansin e parë të artë: Gatti u gjend vetëm përballë portës, por portieri Maignan reagoi në mënyrë fantastike, duke i mohuar golin me një pritje të mrekullueshme.

Swiss Digital Desktop Reklama

Më pas erdhi momenti që mund të kishte ndryshuar gjithçka: Milan fitoi një penallti pas një ndërhyrjeje të Kelly ndaj Gimenez, por Christian Pulisic dërgoi topin mbi traversë, duke humbur mundësinë e artë për avantazhin.

Swiss Digital Mobile Reklama

Skuadra e Allegrit pati sërish dy mundësi të pastra me Rafael Leaon, por sulmuesi portugez nuk arriti të mposhtë portierin Di Gregorio. Në fund, rezultati mbeti i pandryshuar, me Juventusin dhe Milanin që ndajnë nga një pikë në një ndeshje të luftuar dhe me intensitet të lartë, ku taktika mbizotëroi ndaj spektaklit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?