Juventus eliminohet me turp nga Lyon-i, Varane i dhuron fitoren City-it (VIDEO)

Lyon dhe Juventus janë dy skuadrat e radhës që sigurojnë një biletë për në çerekfinalen e këtij edicioni në Champions. Skuadr afranceze u mund 2-1 në Torino, por u kualifikua falë golit në fushën kundërshtare. Depay zhbllokoi ndeshjen në minutën ë 12-të me penalti, por Cristiano Ronaldo do të barazonte, po me 11-metërsh.

Në pjesën e dytë, portugezi do të realizonte një perlë të vërtet nga distanca, por skuadra torineze nuk do të arrinte të shënonte më. Juventusi zhgënjen për të disatën herë në Europë, ku as afrimi i një eksperti si Cristiano Ronaldo nuk ka mjaftuar për të provuar ngritjen e trofeut me “veshë të mëdhenj”.

Skuadra e Guardiolës siguroi një biletë për në çerekfinale, pasi fitoi edhe duelin e kthimit 2-1. Sterling zhbllokoi ndeshjen në minutën e 9-të, por Benzema do të barazonte në të 28-n, me një gol të bukur me kokë. “Qytetarët” në fraksionin e dytë do të gjenin edhe golin e dytë sërish nga një gabim i rëndë i Varane, që i dhuroi fitoren City-it. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama


Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?