FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Juventus fiton mes polemikash ndaj Kaljarit, vendos goli i Bernandeskit

Juventus merr fitoren e radhës në kampionat ndaj skuadrës së kaluarit në transfertë me rezultatin 1-0. Ndeshja nis me shumë ritëm, teksa vendasit përpiqen që ta mbajnë larg portës kundërshtarin, por e kanë shumë të vështirë. Paulo Dibala dhe Federiko Bernandeski godasin shtyllën dhe traversën në 45 minutat e para, ndërkohë që në krahun tjetër Farias është shumë pranë golit. Fillimisht portieri Shezni dhe më pas i ndihmuar dhe nga shtylla ndihmon bardhezinjtë për të mbajtur portën e paprekur në 45 minutat e para.

Në fraksionin e dytë të ndeshjes Alegri zëvendëson fillimisht Dibalën në minutën e 49, teksa del nga fusha mes lotësh. Mallkimi nuk merr fund këtu, pasi disa minuta më pas Kedira del nga fusha i dëmtuar, duke i lënë vendin Mario Mandzukiç.

Kampionët e Italisë zhbllokojnë ndeshjen në minutën e 74, me Federiko Bernandeskin, i cili merr një asist fantastik nga Duglas Kosta nga krahu i djathtë. Vendasit kanë protestuar për disa raste të dyshimta, në rastin e golit dhe për një prekje të topit me dorë në zonë. Juventus pas kësaj fitoreje ruan diferencën prej 1 pikë me Napolin kryesues. /Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?