Juventus fiton ndaj Lazios dhe merr kreun, shkëlqen Vlahovic me dopietë (VIDEO)
Juventus merr një fitore shumë të rëndësishme 3-1 ndaj Lazios dhe për momentin merr kreun e tabelës së Seria A, në pritje të derbit Milan-Inter. Skuadra e Allegrit edhe pse cinike në lojën e saj duket më solide se në sezonin e kaluar.
Bardhezinjtë kaluan në avantazh që në minutën e 10-të me një devijim të bukur nga Vlahovic në zonë. Skuadra e Allegrit ndërkohë nuk ndalet me kaq, teksa në minutën e 26-të do të ishte Chiesa që do të dyfishonte shifrat me një goditje me të majtën në zonë.
Lazio provoi të rikthehej në lojë me një super gol të shënuar nga Luis Alberto në minutën e 64-t. Gjithsesi gëzimi i lacialëve zgjati pak pasi, Vlahovic do të shënonte golin e tretë me një veprim të bukur në hyrje të zonës. Ky ishte goli i pestë për serbin në 4 javët e para. /R.Lika-Koha Jonë/

KOHA JONË SONDAZH

