Juventus gjen akordin me Veronën për huazimin e mbrojtësit

Gianluca Frabotta nuk ka vend për të luajtur rregullisht te Juventusi dhe do i duhet të gjejë një tjetër klub këtë verë, ku të ketë më shumë përgjegjësi dhe minuta në këmbë.

Nga Italia raportojnë se Juventusi ka arritur marrëveshje me Hellas Verona-n për 22-vjeçarin. Mbrojtësi i djathtë do kalojë në klubin e njohur me formulën e huazimit, me të drejtën e blerjes në fund të sezonit.

Frabottas i pëlqenin edhe alternativat e Atalantas dhe Genoas, por në fund u detyrua që të pranonte transferimin te Verona.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?