Juventus i Allegrit bind, fiton testin miqësor ndaj Atalantës së Gjimshitit (VIDEO)

Juventus ka arritur një fitore 3-1 në miqësoren e fundit para fillimit të kampionatit kundër Atalantës. Në “Allianz Stadium” skuadra e Allegrit zhvilloi një ndeshje të kënaqshme përballë një ekipi që luan mjaft mirë si ajo e Gasperinit.

Bardhezinjtë kaluan në avantazh që në minutën e 8-të me një kundërsulm perfekt, që u finalizua nga Dybala. Gjithsesi reagimi do të ishte i shpejt nga Atalanta, pasi 10 minuta më pas Bonucci shkaktoi një penallti, që do të kthehej në gol nga Muriel.

Në minutën e 40-të, Juventus u rikthye në avantazh me një super gol të Bernandeschit, me një gjuajtje të bukur nga distanca. Në kohë shtesë, Kulusevski i vjedh kohën Lovatos, dhe më pas shërben për Moratën, që e ka të thjeshtë ta dërgojë sferën në kuadrat me portën e boshatisur. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?