Juventus i pandalshëm në Seria A, mund pa vuajtje Torinon (VIDEO)
Juventus nuk ka ndërmend të ndalet në Seria A. Bardhezinjtë kanë fituar edhe në derbin ndaj Torinos me rezultatin 1-0. Ndeshja nisi keq për “Zonjën e Vjetër”, pasi Gonzlo Higuain u dëmtua në kavilien e këmbës së majtë, teksa argjentinasi provoi që të qëndronte në fushë deri në minutën e 14-t, teksa më pas i la vendin Bernandeskit.
Ish-futbollisti i Fiorentinës u bë protagonist në minutën e 33-të me një veprim të bukur në krahun e djathtë, dhe më pas dha një top në zonë për Aleks Sandron, i cili e pati të thjeshtë për ta shtyrë topin në rrjetë.
Juventus administroi mjaft mirë avantazhin në pjesën e dytë, ndërkohë që Shezni ishte një spektator në gjithë ndeshjen. Kjo ishte fitorja e 9 radhazi për bardhezinjtë në kampionat, teksa për momentin ngjitet në kryet renditjes me dy pikë më shumë se Napoli. /Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

