Juventus i papërmbajtshëm, gati t’i rrëmbejë një tjetër yll Realit të Madridit

Juventus e mbyll blerjen e shekullit në mënyrën më të mirë të mundshme. Cristiano Ronaldo u zyrtarizua te bardhezinjtë, por tashmë Marotta po punon për të bërë një tjetër goditje të madhe nga Reali i Madridit.

Këtë herë sipas “Premium Sport” bëhet fjalë për tjetër futbollist kryesorë që ka në përbërje Reali, Marcelon. Zërat ishin prezentë prej disa ditësh, por nënshkrimi i Ronaldos në ditën e sotme dhe miqësia e ngushtë që ai ka me mbrojtësin brazilian, kanë ndikuar që një marrëveshje e tillë të hamendësohet gjithmonë e më tepër nga mediat italiane.

Megjithëse gjithçka pritet të zbardhet në ditët në vijim, Juventusi duhet të mbyll fillimisht çështjen e Alex Sandro, pasi mbrojtësi brazilian nuk është në planet e klubit. Në këtë mënyrë tifozët bardhezi mund të ëndërrojnë një tjetër blerje ëndrrash.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?