Juventus ka vendosur, kërkon Elseid Hysajn në verë
Elseid Hysaj mbetet sërish në orbitën e skuadrës së Juventusit. Mbrojtësi kuqezi që ka përfunduar prej kohësh në radarët e Barcelonës, Atletikos së Madridit, Mançester Junajtid apo edhe Çelsit, por tashmë bardhezinjtë janë në kërkim të 24-vjeçarit.
Sipas “Il Mattino”, gazetë e qytetit të Napolit dhe që ka burime të sigurta brenda klubit, futbollisti shqiptar është kthyer në objektivin e merkatos së bardhezinjve të cilët janë ende në kërkim të një lojtari për krahun e djathtë të prapavijës së tyre. Gazeta insiston se Napoli nuk është aq i bindur t’i shesë një element kaq cilësor një kundërshtari direkt në luftën për titull, arsye pse klauzola prej 50 milionë eurosh që i ka vendosur në kontratë, vlen vetëm për klubet jashtë Italisë.
Për Hysajn, transferimi te Juventus do të ishte një hap i madh në karrierën e tij, edhe pse për të do të ishte e vështirë. Ai ka pranuar se që i vogël, është një tifoz i zjarrtë i Interit, por tashmë mund të përfundojë duke veshur fanellën e ekipit më të urryer nga zikaltërit. Presidenti Aurelio De Laurentis, edhe pas konsultave me trajnerin Mauricio Sarri, nuk ka ndërmend ta shesë mbrojtësin. Kjo mund të jetë ndoshta një manovër për ta mbajtur skuadrën të përqendruar deri në fund të lufta për titullin, edhe sepse deri në hapjen e merkatos gjithçka mund të ndodhë.
KOHA JONË SONDAZH

