Juventus-Napoli, surpriza në formacionet zyrtare të duelit që vendos titullin
Vjen momenti i së vërtetës në Seria A. Juventus pret në “Allianz Stadium” pas pak minutash Napolin, në duelin që do të përcaktojë shumë për fatin e titullit në këtë sezon.
Kampionët e Italisë vijnë pas hapit fals ndaj Krotones dhe pavarësisht se ka 4 pikë avantazh ndaj Napolit, do të synojë fitoren sot, për të mbyllur llogaritë me titullin. Bardhezinjtë kanë një short më të komplikuar në 4 javët pas ndeshjes me Napolin, pasi do të përballen me Interin dhe Romën, dy skuadra ndaj të cilave mund të lërë pikë.
Juventusi do të luajë me skemën 4-2-3-1, e cila shpesh herë transformohet në vendosjen 4-3-3. Alegri ka preferuar Dibalën dhe Dugllas Kostën nga minuta e parë, ndërkohë që Mandzukiç e nis nga stoli. Surpriza ka edhe në mbrojtje, pasi do të luajë Asamoah dhe jo Aleks Sandro, ndërkohë që në të djathtë do të luajë Houedes.
Sarri nuk ka ndryshuar asgjë, teksa do të hedhë në fushë formacionin 4-3-3, me Insinje, Mertens dhe Kajehon nga minuta e parë. /Koha Jonë/


KOHA JONË SONDAZH

