Juventus ndalet ndaj Nantes, por në fund ka polemika për një penallti (VIDEO)

Juventus e ka nisur vetëm me një barazim aventurën në Europa League. Skuadra bardhezi nuk shkoi më shumë se rezultati 1-1 ndaj Nantes, edhe pse në fund nuk do të mungonin polemikat për një 11-metërsh të mohuar nga arbitri portugez Pinheiro.

Bardhezinjtë në fakt e nisën mjaft mirë ndeshjen duke kaluar në avantazh që në minutën e 13-të. Vlahovic e kishte të thjeshtë për të shënuar pas një asisti fantastik nga Chiesa, që e shërbeu me portën e boshatisur.

Më tej bardhezinjtë do të shpërdoronin shumë raste shënimi me Di Marian, i cili ishte më i miri në fushë. Në momentin më të mirë të ekipit torinez, skuadra franceze do të gjente golin e barazimit me Blas, që do ta dërgonte topin në rrjetë pas një kundërsulmi të shpejtë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Chiesa do të ndalej nga traversa pak minuta më vonë, ndërkohë që e njëjta gjë do të ndodhte dhe me Di Marian.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sevilla mori një fitore të thjeshtë 3-0 ndaj PSV, duke hipotekuar kualifikimin, ndërkohë që Bayer Leverkusen dhe Monaco u ndanë në barazim 2-2. Sportingu nuk shkoi më shumë se një barazim 1-1 në shtëpi ndaj Midtjylland. /R.Lika-Koha Jonë/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?