Juventus ndryshon “look”, zyrtarizon fanellat për sezonin e ardhshëm (FOTO LAJM)
Kishte ditë që qarkullonin foto në disa faqe italiane për uniformat e reja të Juventusit, por sot ka qenë vet klubi bardhezi që i ka zyrtarizuar. Kampionët e Italisë do të paraqiten me një “llok” ndryshe në sezonin 2018/19, teksa vijat e fanellës tashmë janë më të gjëra në pjesën e përparme.
Dibala, Pjaniç dhe Kuadrado kanë pozuar të parët me fanellat e reja që janë një risi për klubin që drejtohet nga trajneri Masimiliano Alegri. Ato do të vishen për herë të parë në një ndeshje, në sfidën e fundit të këtij sezoni ndaj Veronës. /Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

