Juventus në “ankth”, dy futbollistë dëmtohen dhe rrezikojnë sfidën e Championsit

Alarm në shtëpinë e Juventusit në prag të sfidës së Champions League kundër Villarrealit. Përveç barazimit të dytë radhazi në kampionat, ndeshja ndaj Atalantës solli edhe dy shqetësime serioze: Gleison Bremer dhe Khéphren Thuram u detyruan të braktisin fushën për shkak dëmtimesh, duke vënë në dyshim pjesëmarrjen e tyre në transfertën europiane.

Situata më e ndërlikuar i përket Bremerit, i cili u largua pas dhimbjesh në gjurin e majtë, pikërisht në zonën ku ka pasur ndërhyrje kirurgjikale më herët. Klubi bardhezi po e monitoron me kujdes gjendjen e mbrojtësit brazilian, edhe pse trajneri Igor Tudor u shpreh pas ndeshjes: “Mendoj se nuk është asgjë e rëndë.”

Probleme edhe për Thuram, i cili u zëvendësua nga McKennie pas shqetësimeve në pulpën e majtë. Mesfushori francez kishte shfaqur shenja lodhjeje që në sfidën e kaluar ndaj Veronës, ndërsa dje nuk arriti të përfundonte një pjesë loje në nivelin e tij më të mirë.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?