Juventus pa Kupa evropiane? Allegri: S’e di nëse është avantazh, Inter dhe Milan më lart se ne!
Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri në konferencën për shtyp para ndeshjes ndaj Sassuolos. Strategu i bardhezinjve ka folur dhe për avantazhin e mundshëm që mund të ketë ekipi i tij nga fakti që nuk luan në kupat evropiane.
“Nuk e di cili do të jetë avantazhi apo disavantazhi. Varet nga këndvështrimi juaj. Ne duhet të mendojmë se vitin e ardhshëm Juve do të duhet të luajë në Champions League. Do të jetë një vlerë e shtuar për klubin.
Do të duhet të punojmë shumë. Duhet të futemi në top 4, nuk do të jetë e lehtë. Interi, Milani dhe Napoli janë më lart. Duhet të bëjmë hap para, me ukuilibër dhe pa luhatje humori. Rruga do të jetë e duhura vetëm nëse arrijmë qëllimin dhe futemi në Top4”, deklaroi Allegri. /R.Lika-Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

