Juventus prezanton Cristiano Ronaldon të hënën me … dyer të mbyllura

Prezantimi i Cristiano Ronaldos pritej që të ishte një ngjarje historike për Juventusin, por prezantimi i tij nuk do të jetë i madh.  E hëna e prezantimit të pesë herë fituesit të “Topit të Artë” u imagjinua me stadiumin “Allianz” të mbushur me me tifozë dhe flamuj, ngjashëm me atë që portugezi kishte përjetuar në vitin 2009, në “Bernabeu”. Do të ishte hera e parë, që Juventusi prezantonte një lojtar në këtë mënyrë, por kjo nuk do të ndodhë as për yllin portugez.

Klubi juventin, këtë pasdite, ka konfirmuar për mediat se programi i të hënës së ardhshme do të jetë identik me atë që ishte përjetuar me të gjitha nënshkrimet e mëparshme: ekzaminimi mjekësor në “J-Medical” dhe konferencë për shtyp në qytetin e ri sportiv të Continassa. Vetëm gazetarët, atëherë, mund të marrin pjesë në prezantimin e parë të CR7 me ekipin e tij të ri.

Klubi po vlerësonte organizimin e një ngjarjeje masive, por preferoi, për arsye organizative, që të shmangte hapjen e dyerve të stadiumit për mijëra tifozë, që shpresonin të përqafonin idhullin e tyre të ri. Natyrisht, do të jetë e pamundur për të parandaluar pushtimin e aeroportit të Caselle, kur Ronaldo, të shtunën apo të dielën, do të shkelë tokën italiane.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?