Juventus zyrtarizon goditjen e parë në merkaton e janarit

Juventus nuk humbet kohë për të përforcuar mbrojtjen pasi Medhi Benatia është drejt transferimit drejt Katarit. Në vendin e tij do të luajë Martin Caceres, i cili do të zhvillojë aventurën e tretë në Torino.

Kampionët e Italisë do të paguajë 600 mijë euro te Lazio për huazimin e 31-vjeçarit. Uruguaiani ka veshur në vitin 2009-10 fanellën e Juventusit, pasi u huazua nga Barcelona, ndërsa nga viti 2012-16 ishte lojtar i bardhezinjve.

Mbrojtësi ka mbërritur në J-Medical dhe do të kryejë vizitat mjekësore për të përmbyllur kalimin dhe firmën e tij mbi kontratë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?