Juventusi “galaktikë”, bardhezinjtë duan t’i rrëmbejnë një tjetër yll Realit

Të gjithë duan që të largohen nga Real Madrid, ndërkohë që Juventus është gati për të rrëmbyer një tjetër “galaktikë”. Bëhet fjalë për mbrojtësin e krahut të majtë, Marcelo, i cili ka një lidhje të veçantë me Cristiano Ronaldon.

Dyshja prej vitesh janë në një sintoni perfekte si brenda, ashtu dhe jashtë fushe, dhe shumë shpejt mund ta gjejnë veten sërish në të njëjtin ekip. Tratativa vështirësohet duke qenë se merkato është drejt fundit dhe koha është e limituar me vetëm dhjetë ditë të mbetura, por diçka e tillë nuk ka zbehur interesin e Juventusit, që është gati për këtë operacion, përkundrazi.

Marotta e Paratici, që tashmë janë siguruar për gatishmërinë e lojtarit, presin disa sinjale të rëndësishme edhe nga Parisi, pasi poshtë kullës “Eiffel” luhet një tjetër ndeshje, ajo e destinacionit të ri të Alex Sandro.

Swiss Digital Desktop Reklama

Me kalimin e numrit 12 te parisienët e Al khelaifit për shifrën e 40-50 milionë eurove, Marcelo do të ishte gati të vishte fanellën e Zonjës së Vjetër me objektiv titullin e Champions League. Sigurisht që njëherazi duhet gjetur edhe akordi me Realin dhe presidentin Florentino Perez.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në përshëndetjen e tij për largimin e Cristiano Ronaldos, Marcelo pati shkruar se shumë shpejt do të jemi sërish bashkë. Sinjal që lë më shumë se sa një derë hapur nga ku mund të futen bardhezinjtë.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?