FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Juventusi gati të hapë shampanjën e titullit

Juventusi fitoi 3-1 ndaj Bologna dhe është shumë pranë fitimit të titullit të 7-të radhazi kampion.

Një penallti e kthyer në gol nga Verdi shokon bardhezinjtë dhe me avantazhin e miqve mbyllet pjesa e parë ndërsa në të dytën vjen edhe përmbysja e madhe. Në Gjermani Bayerni fiton edhe pse me kohë është shpallur kampion. Bavarezët fituan me përmbysje 3-1 ndaj Koln.

Vendasit i mbyllën 45 minutat e para në avantazh falë autogolit të Sule ndërsa skuadra e Heynckes përmbysi rezultatin në fraksionin e dytë me golat e James, Lewandowski dhe Tolisso. Schalke 04 mposhti 2-1 Augsburg dhe siguroi kualifikimin në Champions.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?