Juventusi në kaos total, pëson një humbje turpëruese ndaj Monzës (VIDEO)

Juventusi është në krizë totale, pas dënimit prej 15 pikësh që mori nga federata. Bardhezinjtë pësuan një humbje shokuese 0-2 në shtëpi ndaj Monzës.

Monza e nisi vrullshëm këtë takim duke shënuar menjëherë me Caprarin, por goli i tij u anulua për pozicion jashtë lojë. Pas vetëm disa minutash, miqtë arritën të shënonin sërish, por kësaj radhe gëzuan sepse goli i shënuar nga Ciurria ishte i rregullt.

Megjithatë Monza nuk u mjaftua ndaj Juventusit të përgjumur duke dërguar shifrat 2-0 në përfundimin e pjesës së parë me Dany Mota

Swiss Digital Desktop Reklama

Pjesa e dytë nisi më mirë nga vendasit që kërkuan disa herë rrjetën. Juventusi provoi me Locatellin që dërgoi një goditje të mirë në portë, por Di Gregorio iu kundërpërgjigj. Pas vetëm disa minutash, portieri 25-vjeçar ishte sërish vendimtar dhe kësaj radhe duke ndalur një predhë nga Arkadiusz Milik.

Swiss Digital Mobile Reklama

Monza me këtë fitore ngjitet në vendin e 11-të të renditjes së Serie A. Ndërsa Juventusi nga ana tjetër zhytet më thellë të cilët zbresin në vendin e 13-të të klasifikimit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?