Ka sërish “tym gri” nga takimi për transferimin e Locatellit te Juventusi

Ende asgjë nga takimi mes Juventusit dhe Sassuolos për Manuel Locatellin, i cili është një nga objektivat kryesor të Allegrit në mesfushë. Takimi i drejtuesve të ekipit torinez me ato të Sassuolos është zhvilluar gjatë pasdites së sotme, por sërish ka pasur tym gri.

Locateli kërkon me ngulm transferimin te skuadra beadhezi, por oferta prej 32 milionë eurosh, 25 fikse dhe 7 në formë bonusesh nuk është pranuar nga klubi emilian që kërkon 35. Vullneti i mesfushorit mund të jetë vendimtar në këtë lëvizje.

Në ditët në vijim pritet të bëhet edhe një tjetër takim mes të dyja skuadrave. Sassuolo mund të pranojë edhe huazimin, por me detyrimin për ta blerë në përfundimin e saj. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?