FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ka shpenzuar pa limite, UEFA bën gati dënimin për PSG

PSG i trembet një dënimi të rëndë nga UEFA, që ka hapur zyrtarisht një hetim për shkeljen e “fair play”-it financiar. Vendimi pritet të dalë në fillimin e muajit qershor. Sipas “L’Equipe”, klubi francez duket se është përgatitur për një ndëshkim të ashpër, që mund të jetë i ngjashëm me atë të 2014-ës, kur UEFA i kërkoi të mos kalonte deficitin prej 60 mln eurosh mes shitjeve dhe blerjeve.

Një limit që është tejkaluar nga klubi në tre vitet pasues (92,2 milionë në 2015, 78,7 në 2016 dhe 144 në 2017) dhe që rrezikon të komplikojë seriozisht merkaton e ardhshme të verës. Nuk është llogaritur as blerja e Kilian Mbape. Sulmuesi i ri francez është marrë verën e kaluar nga Monako me formulën e huazimit dhe me detyrimin për t’u blerë në verën e 2018-ës për 180 milionë euro.

Një situatë që mund të vërë në vështirësi PSG-në, duke e detyruar të shesë njërin mes Mbape ose Nejmar.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?