FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

“Ka vetëm një kapiten”, 10 mijë tifozë i japin lamtumirën Astorit (FOTO LAJM)

Me mijëra tifozë, futbollistë, kolegë, familjarë i kanë dhënë sot lamtumirën e fundit kapitenit të Fiorentinës, Davide Astori. Një lamtumirë e gjatë dhe e dhimbshme.

Kortezhi i nisur nga Coverciano parakaloi përpara stadiumit “Artemio Franchi”. Ishte një prej momenteve më prekës. Më pas, trupi i pajetë i 31-vjeçarit që pësoi infarkt kardiak ndërsa ishte në grumbullim me ekipin për ndeshjen me Udinesen, mbërriti në bazilikën “Santa Croce”.

Të pranishëm ishin 10 mijë persona. Tifozë të Fiorentinës, por edhe njerëz nga e gjithë Italia, që donin ti jepnin lamtumirën një prej lojtarëve më të dashur. “Ka vetëm një kapiten” dhe “Astori njëri prej nesh”. Këto ishin thirrjet në sheshin jashtë bazilikës, ku u zhvillua edhe funerali për Davide Astorin.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?