FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Kaçe për mediat greke: Më ka ndihmuar një shqiptar, e ardhmja …

Ergys Kaçe që prej janarit luan te ekipi i Panathinaikosit në Greqi, ku po kalon një formë të mirë. Në një prononcim të dhënë për “Leoforos.gr”, Kaçe ka thënë se fillimisht te Panathinaikosi e ndihmoi Bledar Kola. Kaçe tha gjithashtu se ai do të dëshironte që të qëndronte te Panathinaikosi, por kjo nuk është në dorë të tij.

“Në momentin kur erdha në ekip, më pritën shumë mirë mua dhe Mistakidis. Më ndihmoi shumë edhe Bledar Kola që të përshtatem këtu. Panathinaikosi ka pasur vështirësi, por ne vendosëm të luanim me mundësitë tona. Është e vështirë të kesh motivimin e duhur në të tilla kushte. Qëndrimi? Unë dua vetëm që të luaj dhe të kem vazhdimësi. Nëse do të ishte në dorën time sigurisht që mund të qëndroja, por nuk vendos unë për të ardhmen”, u shpreh Kaçe.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?