FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Kamer Qaka pranë transferimit të Steaua e Bukureshtit

Kamer Qaka drejt transferimit te Steaua e Bukureshtit. Mesfushori i Kombëtares Shqiptare, aktualisht është pjesë e Politehnica Iași në Ligën e Parë të Rumanisë, pritet t’i bashkohet skuadrës më të titullar në këtë vend, president i së cilës është George Becali.

Ka qenë vetë numri një i klubit nga Bukureshti i cili ka zbuluar se ka bërë një ofertë konkrete për mesfushorin energjik dhe tashmë pret vetëm përgjigjen përfundimtare të tij.

Më këtë lëvizje Steaua e Bukureshtit është përfshirë në një konflikt të hapur me Kraiovën, pasi Qaka dhe përfaqësuesit e tij kishin rënë dakord t’i bashkoheshin kësaj skuadre, ndërsa CSM Politehnica Iași do të përfitonte 350 mijë euro.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Të shohim se cilën skuadër do të zgjedhë Qaka, Steauan apo Kraiovën,” – deklaroi George Bekali. Presidenti i skuadrës nga Bukureshti kërkon të shfrytëzojë faktin se Qaka ende nuk ka nënshkruar me Kraiovan, për të bërë pjesë të ekpit të tij talentin shqiptar 23-vjeçar.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?