Kampionatet në Turqi mund të rifillojnë në mars, një ekip tërhiqet zyrtarisht
Presidenti i Federatës Turke të Futbollit (TFF), Mehmet Buyukeksi, ka dalë me një deklaratë për rifillimin e kampionatit, që për momentin është pezulluar për shkak të tërmeteve të tmerrshme që goditën Turqinë tri ditë më parë. Janë përfshirë 10 provinca dhe deri më tani raportohen më shumë se 20 mijë jetë të humbura.
Kampionati sipas TFF mund të të rinisë më 3 mars. Ndërkohë Buyukeksi ka konfirmuar se ekipi i Malatyaspor është tërhequr nga kampionati i ligës së dytë. Pas tyre edhe Adanaspor po mendon tërheqjen nga kampionati, për shkak se janë shumë të prekura nga humbje jete dhe sportistësh. /R.Lika-Koha Jonë/