FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Kane: Danimarka ekip i shkëlqyer, s’kemi fituar ndaj tyre në Ligën e Kombeve!

Anglia është më e favorizuar në gjysmëfinale ndaj Danimarkës, por kapiteni Harry Kane mendon ndryshe. Bomberi është shprehur se “Tre Luanët” kanë luajtur dy herë në Ligën e Kombeve ndaj Danimarkës dhe nuk ka arritur të fitojë, por ai thotë se skuadra duhet të përqendrohet te vetja dhe jo të kundërshtarët.

“Danimarka është një ekipi i shkëlqyer. Ne jemi përballur dy herë në Ligën e Kombeve dhe nuk kemi arritur të fitojmë, duke marrë një barazim dhe një humbje. Pas fillimit të vështirë, ata janë duke luajtur shumë mirë, por ne duhet të përqendrohemi te vetja.

Ne do të luajmë në gjysmëfinale në shtëpi dhe duhet të japim maksimumin. Do të jetë një ndeshje e vështirë, ku duhet të japim 100%. Megjithatë, ne mund të arrijmë në finale”, deklaroi Kane.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?