Kane, “vrasësi serial” që lë pas Messi-n e Ronaldo-n

Viti 2017 është mbyllur në mënyrën e duhur për Harry Kane, me sulmuesin anglez që shënoi një 3 golësh kundër Southampton, duke u ngjitur në kuotën e 56 golave pas 52 ndeshjeve, nga ku 39 gola i ka shënuar në Premier League-n angleze.

24 vjeçari i Tottenham ka lënë pas yllin argjentinas Lionel Messi, me “pleshtin” që gjatë këtij viti e ka “tundur” rrjetën 54 herë gjatë 5760 minutave të luajtura, ndërsa “podin” e plotësoi portugezi Cristiano Ronaldo, me fituesin e “Topit  të Artë 2017” që është ndalur në 53 gola pas 60 takimeve.

“Top 5” e golashënuesve e plotësojnë uruguajani Edinson Cavani, me sulmuesin e PSG-së që ka arritur të gjejë rrjetën e portierëve kundërshtarë 53 herë në 62 ndeshje të luajtura ndërsa bomberi polak i Bayern Munchen, Robert Leëandoëski rënditet i pesti me 53 gola në 55 ndeshje.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?