Kante shkon në grumbullimin e kombëtares që në 6 të mëngjesit

N’Golo Kante është padyshim një nga lojtarët më të rrespektuar në botë. Mesfushori francez njihet nga të gjithë për thjeshtësinë e tij.

Në Botërorin e Rusisë, gjatë muajit qershor të vitit që shkoi, Kante ishte një nga heronjtë e Francës që u shpall Kampione Bote.

Pavarisht se vendimtar, ai kishte turp ta mbante në duar trofeun e madhe nuk ua kërkoi asnjëherë shokëve, deri sa ata ia dhanë vetë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Megjithatë, për të kuptuar më mirë se sa tip i veçantë është ai, mjafton të shohësh atë që ka bërë sot, në ditën kur duhej të paraqitej për fillimin e grumbullimit me përfaqësuesen e Francës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Didier Deshamp kishte caktuar orën 12:00 si atë të fillimi të grumbullimit, orarin kur futbollistët duhej të mblidheshin në qendrën e Klerfonten.

Por rojet e qendrës stërvitore të ekipeve kombëtare franceze janë çuditur sot kur para dyerve të qendrës është ndalur makina e N’Golo Kante… në orën 6.30 të mëngjesit.

Padyshim një futbollist model dhe një njeri shembull për të gjithë…

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?