Kapiteni Shehi: Ta mbyllim çështjen titull që në ndeshjen ndaj Kukësit

Skënderbeu do të presë nesër Kukësin në duelin e vlefshëm për javën e 32-të të Kategorisë Superiore, ndeshje e cila mund të shpallë Skënderbeun kampion në rast të suksesi. Në prag të këtij dueli ka folur edhe gardiani i korçarëve, Orges Shehi i cili shprehet se Skënderbeu do të synojë fitore ndaj Kukësit për të siguruar titullin kampion.

“Kjo ndaj Kukësit është një ndeshje për t’u marrë në konsideratë. Luajmë ndaj vendit të dytë dhe për ne ka rëndësi, sepse nëse marrim rezultat pozitiv, pra nëse fitojmë, shpallemi matematikisht kampionë të Superiores. Dëshira jonë është ta mbyllim sa më shpejt çështjen e titullit, aq më tepër përballë një rivali si Kukësi.

Kam kaluar një fazën e rikuperimit dhe jam gati për ndeshjen me Kukësin. E kam kaluar problemin fizik, nuk kam pse të sakrifikoj. Skuadra është shprehur mirë dhe nuk ka qenë shumë e varur nga unë. Çdo skuadër ka objektivat e veta, ne kemi tonat. E rëndësishme është ta fitojmë ndeshjen.

Swiss Digital Desktop Reklama

UEFA? Skënderbeu ka një grup lojtarësh me shumë eksperiencë. Është meritë e tyre që nuk ndikohen nga ato që ndodhin jashtë fushës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Mbijetesa? Më vjen keq, sepse si Teuta edhe Vllaznia janë ekipe me traditë. I tillë është futbolli, i ka të gjitha rezultatet brenda.

Kupa? Është një mundësi për të bërë “bis”. Nuk e kemi fituar asnjëherë këtë trofe, do të bëjmë maksimumin për të triumfuar edhe në Kupë. Gjithsesi, më parë duhet të mbyllim kampionatin”, u shpreh Shehi.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?