FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Karius mesazh prekës për talljet e vazhdueshme ndaj tij

Portieri i Liverpool, Loris Karius pas gabimeve të shumta në finalen e Champions League vazhdon të jetë në qendër të kritikave dhe të talljeve nga mediat dhe tifozët. Por së fundmi duket se Karius i ka ardhur në “majë të hundës” dhe ka bërë edhe një reagim prekës për kritikët e tij.

Për të përcjellë këtë mesazh Karius ka përdorur profilin e tij në Instagram. “Për ata që kënaqen me dështimet ose vuajtjet e dikujt, ndjej keqardhje për ju”, tha ai. “Çfarëdo që është duke ndodhur në jetën tuaj dhe duke mbajtur kaq shumë urrejtje, unë lutem për ju që t’ju kalojë dhe gjëra të mira të vijnë tek ju” ka shkruar Karius në Instagramin e tij.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?