Kategoria Superiore/ Derbi mbijetese në Durrës, Kukësi e Partizani përplasin “brirët” për Evropën

Kategoria Superiore është futur në një fazë të nxehtë dhe ku çdo pikë vlen.

Java e 29-të e kategorisë më të lartë në futbollin shqiptarë do të luhet në dy ditë, me katër sfida që do të zhvillohen të shtunën, ndërsa e diela rezervon “derbin e mbijetesës” Teuta-Vllaznia.

Një sfidë që vjen në momentin e duhur për të dyja skuadrat, pavarësisht se janë shkodranët ata që vijnë me moralin e lartë në këtë 90 minutësh.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kuqeblutë kanë fituar 2 takimit e fundit, pikërisht atë ndaj Skënderbeut kryesues dhe Lushnjës së vendit të fundit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Nga ana tjetër dhe durrësakët po bëjnë një kampionat të mirë, duke mos pësuar humbje prej 4 javësh. Gjithsesi, 8 pikët e fituara në javët e fundit nuk e kanë nxjerrë Teutën nga zona e ftohtë, por një fitore e mundshme të dielën do të zhvendoste Vllazninë në këto pozita.

Edhe historia në këtë sezon favorizon Teutë, ku në 3 përballje kanë fituar dy dhe humbur një. Barazimi i vetëm në këtë statistikë është vetëm golavarazhi që është zero.

Megjithatë, derbi ka dhe në vendet e larta të tabelës, me Kukësi-Partizani që premtojnë spektakël. Të kuqtë kanë një marsh më tepër që prej ardhjes në stol të Klevis Dalipit. Një fakt interesant është se në dy takimet e fundit mes tyre, ka fituar ekipi mik.

Javën e 29-të e plotësojnë takimet Lushnja-Flamurtari, Luftëtari-Laçi dhe Skënderbeu-Kamza.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?