FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Kean flet për gafën e De Geas: Do ta kisha vrarë!

David De Gea ishte protagonist negativ në ndeshjen që Manchester United luajti kundër Evertonit. Portieri spanjoll bëri një gabim të pafalshëm në fillim të ndeshjes pasi priti shumë me topin në këmbë brenda zonës, duke i dhënë mundësinë Calvert-Lewin që të shënonte.

Për këtë gafë të De Geas ka reaguar ashpër ish-futbollisti i “Djajve të Kuq”, Roy Keane, që punon si analist në një televizion anglez.

“Si trajner ose si lojtar do ta kisha vrarë atë. Do ta kisha vrarë atë! Thjesht u vonua shumë, çfarë po priste? Mendoj se minimalisht u tregua arrogant. Nëse duhet të marrësh një vendim, duhet ta marrësh shpejt.

Swiss Digital Desktop Reklama

Këto janë momente shumë të rëndësishme për United, pasi bëhet fjalë për ta përfunduar në katër vendet e para dhe nëse ke një portier me përvojë … çfarë po pret? Më mirë të heshtë!”, deklaroi Kean.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?