Keidi Bare: Nuk donim Marsejën në finalen, në verë largohem nga Atletiko
Mesfushori i kombëtares shqiptare dhe njëkohësisht kapiteni i përfaqësueses Shpresa, Keidi Bare ka zbuluar disa gjëra interesante mbi të ardhmen e tij, ndërsa tregoi edhe sekretet e Atletikos së Madridit, skuadër ku ai luan, me Los Colchoneros që mbrëmjen e sotme eliminuan Arsenalin duke kapur finalen e Europa League.
“Të gjithë tifozët janë të çmendur pas kësaj skuadre. Edhe pse u eliminuam nga Champions League, shkuam në finalen e Europa League dhe kjo është diçka fantastike. Forca e vërtetë e skuadrës është mbrojtja por edhe portieri Oblak që pëson shumë pak gola. Megjithatë të gjithë japin shpirtin në fushë dhe kjo skuadër bazohet te grupi.
Po të ishte për mua do të isha që tani në fushë por atë e vendos trajneri, është ai që bën zgjedhjet e tij. Deri tani nuk po shkojnë edhe aq mirë pasi u dënova me 9 ndeshje, por shpresoj që t’i ul ndeshjet, mendoj që nuk ishte faji im, pasi u nervozova për një vendim të gabuar të arbitrit gjithsesi shpresoj që të më ulet dënimi.
Marseja në finale? Atletiko nuk e donte Marseja në finale, por futbolli ky është. Për Griezman nuk e di se çfarë do të ndodhë sepse mediat shkruajnë shumë por momentalisht ai nuk e di as vetë nëse do qëndrojë. Për sa i përket Simeones ai do të vazhdojë të jetë pjesë e kësaj skuadre”.
E ardhmja? Këtu te Atletiko Madrid ka shumë konkurrencë pasi janë lojtar klasi, por për momentin jam te Atletiko edhe pse mendoj që në verë do të bëj ndonjë lëvizje, emra konkretë skuadrash nuk ka”, ka thënë Bare për Super Sport.
KOHA JONË SONDAZH

